Lajme
Plagosja në Shtërpcë, Krasniqi dyshon se ky detaj lidh të dyshuarin me Albin Kurtin
Demokracia
08:01 | 07 Janar 2023

Share:

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka dhënë një teori të tij rreth pjesëtarit të FSK-së, i cili dyshohet se ka plagosur dy persona në Shtërpcë. Në media u raportua se bëhet fjalë Azem Kurtajn.

Sipas profesorit Krasniqi “do të ishte e çuditshme” që mbiemri i personit të dyshuar për sulmin është i ngjashëm me atë të kryeministrit, Albin Kurti.

“Do të ishte tepër e çuditshme nëse mbiemri i personit të dyshuar për sulm me armë ndaj dy serbëve në Gotovushë të Shtërpcës (Kurtaj) ka qëlluar krejt pahiri i ngjashëm me mbiemrin e kryeministrit Kurti. Nëse nuk është vërtet rastësi, atëherë ka rrezik që jemi në shtjellën e një komploti të rrezikshëm. Hipoteza është disi filologjike”, shkruan ai.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme