Lajme
Plagosja në Shtërpcë| Abdullahu: Kjo situatë të menaxhohet në mënyrë e duhur dhe mos të dal jashtë kontrollit
Demokracia
08:00 | 07 Janar 2023

Share:

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka reaguar në rrjetin e social Facebook pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

“Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt”, ka deklaruar Abdullahu.

Abdullahu ka bërë thirrje të gjithëve që kjo situatë të menaxhohet në mënyrë e duhur që të mos dal jashtë kontrollit në as një aspekt.

“Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriqohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë”, ka shkruar në Facebook Abdullahu.

“Ftojmë organet përkatëse që ta vënë autorin e këtij veprimi qyqarë e shumë të rrezikshëm para drejtësisë”, ka përfunduara ai.

Të ngjashme