Lajme
Plagosja në qendër të Podujevës ditë më parë, arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë zjarri
Demokracia
18:14 | 31 Tetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë për vrasje në tentativë.

Nga njësiti i Përgjithshëm i rajonit të Prishtinës, është arritur të arrestohen dy persona të dyshimtë për veprën “Vrasje në tentativë”, e cila ka ndodhur me datën 25 të këtij muaji, në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë.

Me këtë rast të njëjtëve iu janë sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast, transmeton lajmi.net.

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 25.10.2022, në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, si dhe ka janë sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorë në rast.

Personat e dyshuar të cilët ndodheshin në arrati:

– O.K, mashkull 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– F.K, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Numri total i personave të arrestuar për këtë rast është katër”, thuhet në njoftimin për media.

 

Të ngjashme