Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, rreth orës 20:40 të datës 23 prill 2025, viktima është qëlluar nga dy persona të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende janë duke u hetuar nga autoritetet.
“VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë / 23.04.2025 – 20:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”.