Lajme
Plagosja në Fushë Kosovë| Doktori i Emergjencës: Njëra paciente është në operim
Demokracia
15:27 | 28 Janar 2023

Share:

Dy gratë të cilat u plagosën të shtunën nga arma e zjarrit në rrugën “Besa- Besë”, në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por kanë lëndime serioze.

Doktori kujdestar Ejup Govori, për Demokracia.com tha se njëra nga pacientët për momentin është në operim.

Ai po ashtu tregoi edhe pacientja tjetër është në gjendje stabile dhe gjendet në emergjencë duke iu kryer ekzaminimet të tjera.

“Gjendja shëndetësore e grave të plagosura ishte stabile por lëndimet janë serioze. Njëra paciente e cila është e vitit 1959 është transferuar në sallë të operacionit për intervenim kirurgjik nga kirurgu abdominal dhe ortopedi, d.m.th në bark dhe në ekstremitete. Ndërsa, pacientja tjetër është stabile, mirëpo është ende duke duke marrë trajtim në emergjencë dhe duke u kryer konsultat e më tutjeshme”, ka thënë Govori për Demokracia.com.

Plagosjen e dy grave për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti tha se sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Demokracia.com.

Ajo tha më tej se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit./Demokracia.com

Të ngjashme