Lajme
Plagosja me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje
Demokracia
09:21 | 10 Shkurt 2021

Share:

Dje rreth orës 12:30 është plagosur një person me armë zjarri në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’’ në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Prishtinë 09.02.2021-12:27.Raportohet se është plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Sipas konstatimit të mjekëve viktima është i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raportin policor./Demokracia

Të ngjashme