Lajme
Plagosja e tre personave në Pejë – Policia shpall në kërkim 21-vjeçarin
Demokracia
08:10 | 23 Maj 2024

Share:

Plagosja që ndodhi mbrëmë në Pejë tronditi opinionin.

Një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të tre të tjerëve, duke iu shkaktuar plagë të rënda.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim të dyshuarin për incidentin në fjalë, 21-vjeçarin Agron Gashi.

Nga policia kanë publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • Agron (Mentor) GASHI  i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

  • Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme