Një konflikt verbal që ka nisur në orët e mëngjesit të së mërkurës ka përfunduar me plagosjen e një të riu.
Blerim B. është plagosur rreth orës katër të mëngjesit nga i dyshuari Faton. H, i cili gjendet në arrati, raporton Demokracia.com.
Policia e Kosovës ka vlerësuar se Faton. H është njeri i rrezikshëm dhe i ka njoftuar të gjitha pikat kufitare se në rast që hasin në të dyshuarin të marrin masa.
Faton.H i lindur në vitin 1987 në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, sipas burimeve të Demokracia.com, dyshohet se mbrëmë e ka plagosur me armë në bark të riun tjetër Blerim B.
Viktima aktualisht është duke u trajtuar në SHSKUK.
Demokracia.com merr vesh që ngjarja ka ndodhur në pikën e karburanteve “Elan Petrol” në Pestovë të Vushtrrisë, deri sa Policia mësohet se ishte njoftuar nga Emergjenca rreth orës 04:33.
“Dyshohet se fillimisht kishte ndodhur një konflikt në restorantin e ‘Elan Petrolit’ ku më pastaj kishin dal në parking ku kishte ndodhur edhe rasti. Për momentin nuk dihet motivi i rastit”, ka thënë ky burim për Demokracia.com.
Me ndihmën e dëshmitarëve, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, por ai ka ikur në drejtim të panjohur.
“Personi i dyshimtë është i armatosur. Janë njoftuar edhe pikat kufitare.”, ka thënë ky burim. /Demokracia.com/