Lajme
Plagosi dy persona mbrëmë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Demokracia
09:05 | 28 Gusht 2021

Share:

Është arrestuar personi i dyshuar i cili plagosi dy persona mbrëmë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas plaogosjes, dy personat e lëdnuar janë dërguar për trajtim në QKUK, ndrësa janë gjetur dh sekuestrat dy gëzhoja të armës, pistoleta me tre fishekë dhe dy thika,përcjell Demokracia.com

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndrësa rasti vazhdon të hetohet.

‘’Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 27.08.2021 – 23:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave  meshkuj  kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në të njëjtin rast lëndime  trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull  kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor.’’

‘’Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet’’, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme