Një shtetas shqiptar është plagosur në fshatin Nec të Gjakovës, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ai ka deklaruar për autoritetet se dy individë, të cilët i kërkuan ndihmë me arsyetimin se kishin problem me automjetin, e sulmuan më pas.
Pas ndihmës së kërkuar, të dyshuarit e goditën me shufra metalike dhe më pas e plagosën me armë zjarri.