Lajme
Plagoset një person në Podujevë, Policia jep detaje
Demokracia
09:47 | 26 Shkurt 2023

Share:

Një person është plagosur në fshatin Peran të Podujevës, derisa ishte dukë qëndruar në oborr.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe njësiti K-9.

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Peran, Podujevë  25.02.2023-20:50.   Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore./Demokracia.com/

 

Të ngjashme