Lajme
Plagoset në kokë një person në Baicë të Drenasit
Demokracia
08:42 | 11 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Baicë të Drenasit.

Në raportin e 24 orësh thuhet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën.

Sipas Policisë njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Fsh. Baicë, Gllogoc, 10.03.2023 – 15:23. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. /Demokracia.com/

Të ngjashme