Lajme
Plagoset me thikë një person në Prishtinë
Demokracia
22:48 | 05 Prill 2022

Share:

Një person është plagosur me thikë sot rreth orës 21:45 në rrugën ‘Zenel Salihu’ në Prishtinë.

Viktima është plagosur nga disa persona, ndërsa i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës  21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë,  një person  është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci për Demokracia.com.

 

Të ngjashme