Lajme
Plagoset me armë zjarri një person në qendër të Prishtinës
Demokracia
21:36 | 03 Shkurt 2021

Share:

Para pak çastesh është plagosur me armë zjarri një person në qendër të Prishtinës.

Rreth orës 21:00 në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, është plagosur me armë zjarri një person.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Demokracia.com, se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti për Demokracia.com.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti dhe asnjë të arrestuar, përderisa Ahmeti ka thënë se janë duke bërë identifikimin e të dyshuarve.

“Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, u shpreh Ahmeti. /Demorkacia.com/

Të ngjashme