Lajme
Plagosen dy persona në Pejë
Demokracia
09:01 | 14 Qershor 2023

Share:

Dy persona janë plagosur mbrëmë në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Gucija” rreth orës 23:30.

Nga Policia e Pejës kanë thënë se dy personat e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Si pasojë e këtyre të shtënave dy (2) persona janë plagosur, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe të njëjtit sipas ekipit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë bërë të ditur nga Policia.

Të ngjashme