Një plaçkitje raportohet të ketë ndodhur pak më parë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
Saktësisht bëhet fjalë për një plaçkitje në një prej marketeve në këtë lagje.
Plaçkitja ka ndodhur rreth 45 minuta më parë, por në vendin e ngjarjes nuk dihet nëse ende kanë arritur ekipet emergjente, apo ka ndonjë person të lënduar.
Deri tani nuk ka detaje për dëmet meteriale të shkaktuara në këtë lokal.