Shtëpia e gjyqtares së futbollit ukrainas, Maryna Striletska është rrethuar nga forcat ruse që e kanë plaçkitur atë për furnizime me ushqim dhe ujë.
Strileska bëri histori kur veproi si ndihmëse në fitoren 5:0 të Anglisë ndaj Andorrës në “Andorra la Vella” në muajin tetor të vitit të kaluar, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.
Ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës për Gareth Southgate dhe Co ishte hera e parë që një ndeshje e Anglisë drejtohej nga një ekip zyrtarësh vetëm femra.
Tani vetëm pesë muaj më vonë ajo është bllokuar në lindje të Ukrainës, ndërsa forcat ruse po kalojnë kufirin.
Në një intervistë për Mirror, Striletska zbuloi sesi pushtuesit morën ushqim dhe ujë nga shtëpia e saj.
“Kjo është jeta jonë tani. Unë dhe familja ime rrimë në shtëpi, ne jemi tashmë në ditën tonë të gjashtë të kësaj. Ndonjëherë ka shpërthime, ne mund të dëgjojmë tanke që shpërthejnë me predhat që janë brenda tyre.”
“Rusët do të kthehen në shtëpitë tona me automatikë, por ata janë të uritur.”
“Ata kërkojnë ushqim dhe ujë, pastaj do të marrin gjithçka që kemi”, tha ndër tjerash gjyqtarja ukrainase./Demokracia.com/