Lajme
Plaçkitja e bankës në Prishtinë| Policia jep detaje: U grabitën 8 mijë euro
Demokracia
10:39 | 02 Prill 2022

Share:

Rreth 8 mijë euro dyshohet se ia kanë dalë t’i grabisin, personat që plaçkitën të premten filialin e BKT-së në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin dyshohen tre persona, të cilët kanë grabitur rreth 8 mijë euro, përcjell Demokracia.com.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar rreth grabitjes së armatosur që ka ndodhur dje në filialin e BKT-së në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

Në reagimin për media thuhet se sulmi në të cilin është kryer grabitja, ka tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët.

Tutje thuhet se sulmet e shpeshta që kanë ndodhur viteve të fundit në sektorin bankar, paraqesin një shqetësim./Demokracia.com/

Të ngjashme