Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë viktimë e një hajduti teksa po bënte blerje ushqimore në një dyqan në Berlin të enjten.
Me atë rast i është vjedhur portofoli, ndonëse ishte e shoqëruar nga sigurimi personal.
Portofoli ishte në një çantë që ishte varur në një karrocë, sipas Bild, transmeton Demokracia.com.
Policia e Berlinit konfirmoi për Bild se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11.40. Sipas raportit, Merkel nuk ka thirrur policinë nga dyqani, por ka shkuar në stacion policor aty pranë për të denoncuar vjedhjen.
Thuhet se truproja e saj, e cila ishte me të në dyqan, nuk ka mundur të parandalojë vjedhjen.
Merkel, e cila u tërhoq nga politika në dhjetor të vitit të kaluar, i pëlqen të blejë gjëra ushqimore vetë. /Demokracia.com/