Lajme
Pjetër Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin, seanca vazhdon të jetë private
Demokracia
10:29 | 02 Maj 2023

Share:

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe në seancën e sotme, Shala po merr pjesë virtualisht pasi i njëjti po i shpreh në këtë formë pakënaqësitë e tij me seancat private të Speciales.

Shala kishte deklaruar se të afërmit e tij dhe publiku nuk po arrin t’i dëgjojë pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarët dhe ishte larguar nga seanca në formë demonstrative.

Menjëherë më të filluar seanca, pas prezantimit të palëve, ajo është bërë private për vijim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme