Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, nga data 10 janar është duke u mbajtur trajnimi malor i ofruar nga KFOR-i amerikan.
Mehaj ka shkruar në Facebook se pjesë e këtij trajnimi janë pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K), konkretisht të kompanisë 2A e cila së shpejti fillon edhe procesin e validimit.
“Të gjitha këto aktivitete kanë kalitur pjesëtarët tanë për të vepruar në zona malore me shkëmbinj, siç është një pjesë e madhe e territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehaj.