Lajme
Pjesëtarë të ISIS-it ikin nga burgu sirian pas rrënimit nga tërmeti
Demokracia
16:50 | 07 Shkurt 2023

Share:

Rreth 20 të burgosur në një burg sirian janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin, të hënën, rapoton France24.

Burgu në një qytet pranë kufirit turk mban rreth dymijë të burgosur, nga të cilët rreth 1.300 dyshohet se janë luftëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) ka thënë një zyrtar i burgut.

Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 – i ndjekur nga dhjetëra pasgoditje në rajon – shkaktoi dëme, duke përfshirë plasaritje të mureve dhe dyerve. “Të burgosurit filluan të trazohen dhe morën kontrollin e pjesëve të burgut”.

“Rreth 20 të burgosur janë arratisur… besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”, ka thënë ky zyrtar.

 

Të ngjashme