Lajme
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në veri varet nga nënshkrimi i planit evropian
Demokracia
21:57 | 03 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pranuan në parim planin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Kjo po shihet si një sinjal pozitiv edhe për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri të Kosovës.

Ministri për Komunitete në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, thotë se nëse nuk nënshkruhet marrëveshja, Lista Serbe nuk do të marr pjesë në këto zgjedhje për shkak të presionit që i bëhet nga Beogradi.

Pavarësisht kësaj ai u bëri thirrje qytetarëve serbë atje që të dalin masovikisht në këto zgjedhje.

E nga Instituti i Kosovës për Demokraci thonë se këto zgjedhje nuk mund të jenë kredibile e me integritet në rast se do të ketë angazhim të forcave policore më shumë sesa votues.

Tëvë1 ka tentuar gjatë ditës të marrë përgjigje nga qeveria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth përgatitjeve për këtë proces, por që nuk ka pasur përgjigje.

Të paqasshëm kanë qenë edhe Lista Serbe, nga e cila nuk kanë treguar se a do të marrin pjesë ose jo në këto zgjedhje.

Fillimisht data e këtyre zgjedhjeve ishte caktuar m 18 dhjetor të vitit të kaluar, por për shkak të tensioneve në atë pjesë ato u shtynë për më 23 prill.

Të ngjashme