Sport
Pjesë e parë spektakolare në derbin Chelsea – Arsenal, vendosin katër golat
Demokracia
21:32 | 20 Prill 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në derbin londinez mes Chelseat dhe Arsenalit e vlefshme për xhiron e 25-të në Premierligë.

Rezultati është 2:2 pas 45 minutave të para në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, shkruan Demokracia.com.

“Topçinjtë” ishin dy herë në avantazh në këtë fraksion, por “Blutë” gjetën forcën brenda pak minutave duke e rikthyer baraspeshën.

Nketiah hapi serinë e golave në minutën e 13-të, për ta barazuar katër minuta më vonë Timo Werner.

Dhjetë minuta më vonë, Arsenalin e riktheu përsëri në avantazh talenti, Smith Rowe që realizoi gol të bukur falë asistimit nga Odegaard.

Megjithatë, avantazhin e mysafirëve e “shkriu” kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta në minutën e 32-të.

Fitorja është shumë e rëndësishme për dyja ekipet, andaj pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e luftuar./Demokracia.com/

Të ngjashme