Lajme
Pjesë e bandës së drogës, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Demokracia
18:18 | 11 Nëntor 2022

Share:

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në orët e para të mëngjesit të së premtes gjatë një operacioni anti-drogë të quajtur “Big Bag”, që shënoi kulmin e një hetimi të gjatë ndaj trafikut të drogës në zonën e Pordenones.

Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe 8 persona. Sipas mediave të huaja shqiptari ishte përgjegjës për posedimin e lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

Në total, hetimet çuan në 8 arrestime, 4 kallëzime për lirimin si dhe sekuestrimin e: 21 kilogramëve marijuanë, 165 gram kokainë, 60 gram hashash dhe para që dyshohet se janë rezultat i shitjes së narkotikëve.

https://messaggeroveneto.gelocal.it/udine/cronaca/2022/11/11/news/traffico_e_spaccio_di_droga_nel_pordenonese_otto_arresti_e_quattro_denunce_sequestrati_21_chili_di_marijuana-12233353/amp/

Të ngjashme