Lajme
Pjesa veriore e Mitrovicës stërmbushet me flamuj të Serbisë
Demokracia
08:45 | 05 Nëntor 2022

Share:

 Pjesa veriore e Mitrovicës është mbushur me flamuj të Serbisë. Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviq ka thënë se një gjë e tillë po bëhet edhe si shenj falënderimi për presidentin e Serbisë dhe ekipin e tij negociator që janë në kontakt të përditshëm me serbët në Kosovë.

Radojeviq ka thënë se Vuçiq është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe se “po jep mbështetje të madhe për serbët”.

“Me të, ne ndjehemi të lehtësuar në sfidat e radhës”, ka thënë Radojeviq.

Të ngjashme