Prishtina dhe Drenica janë ndarë në “paqe” pas pjesës së parë në takimin e javës së 12-të kampionale.
Rezultati pas 45 minutave të para në stadiumin “Fadil Vokrri” është i barabartë 0-0, raporton Demokracia.com.
Prishtina ishte në një nuancë më e mirë sesa “kuqezinjtë” duke krijuar hapësira, por rrezik serioz.
Në ndërkohë, të besuarit e trajnerit, Tahir Lushtaku tentuan përmes kundërsulmeve që të “tundin” rrjetën e kryeqytetasve.
Vlen të theksohet se Drenica në minutën e 30-të është dashur të bëj zëvendësim të detyruar.
Portieri i kësaj skuadre, Visar Haxhijaj u largua nga fusha me urgjencë drejt spitalit, pasi pësoi një lëndim të rëndë në një dyluftim në ajër me një lojtar të Prishtinës. /Demokracia.com