Ka përfunduar pjesa e parë në dy përballjet e ditës që përmbyllin javën e pestë në elitën e futbollit kosovar.
Drita është duke udhëhequr 0-1 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.
Golin e vetëm për “Intelektualët” në 45 minutat e para e ka shënuar Almir Ajzeraj në minutën e 14-të.
Gjilani në takimin tjetër ka hasur në vështirësi kundër Ulpianës.
Rezultati në Gjilan pas fraksionit të parë ka mbetur i pandryshuar 0-0, me “kuqebardhët” që patën më shumë nga loja dhe rastet. /Demokracia.com