Sport
Pjesa e parë: Arsenali në epërsi, Roma luan pa gola me Sociedadin
Demokracia
22:08 | 16 Mars 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Sporting Lisbonës, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes deri tani e shënoi futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 19’ të ndeshjes.

Po ashtu, në epërsi prej një goli gjendet edhe Bayer Leverkuseni, ku golin për skuadrën e Xabi Alonsos e shënoi Moussa Diaby qysh në minutën e 3’.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Arsenali 1:0 Sporting Lisbona

Ferencvaros 0:1 Bayer Leverkusen

Real Sociedad 0:0 AS Roma

Royale Union SG 1:0 Union Berlin

Të ngjashme