Lifestyle
Pistoleta me pesë fishekë e shpikur para 185 vjetëve
Demokracia
08:43 | 25 Shkurt 2021

Share:

Më 25 shkurt 1836, Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.

Parimi i funksionimit të pistoletës Kolt nuk ishte i ri, por ai ishte më praktik se të gjithë revolverët e deriatëhershëm, transmeton kp.

Ushtria dhe marina amerikane e përfshiu revolverin kolt në arsenalin e armëve të saj standarde, çka ndikoi që kjo armë të përdorej edhe nga njësitë e tjera të ushtrisë.

Uzina e armëve Kolt në Paterson të shtetit Nju Xhersi prodhoi mijëra pistoleta të tilla deri në vitin 1841, kur doli varianti i dytë Walter Kolt.

Pistoleta e re Walter Kolt me peshë rreth 1 kilogram dhe grykën e gjatë 23 centimetra, thuhej se i ngjante një topi artilerie. /Demokracia.com/

Të ngjashme