Lajme
Pirshtinë | Arrestohen dy persona të dyshuar për blerje, posedim dhe shitje të narkotikëve
Demokracia
16:28 | 21 Shkurt 2023

Share:

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale, që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Policia njofton se mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra, të mbështetur nga Drejtoria për hetimin e narkotikëve, janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike.

Personat e dyshuar janë ndaluar derisa policia po kryente kontrolle rutinë, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre është iniciuar rast për blerje, posedim, shitje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Njëri nga personat e dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet më tej.

Të ngjashme