Sport
Pirlo merr drejtimin e ekipit nga Superliga e Turqisë
Demokracia
09:21 | 10 Qershor 2022

Share:

Andrea Pirlo do të rikthehet sërish në zejën e trajnerit.

Ish-mesfushori i Milanit ishte pjesë e Juventusit për një vit, kurse tani do të marrë drejtimin e një skuadre tjetër, shkruan Gazeta Express.

Pirlo do të bëhet trajner i ekipit nga Superliga e Turqisë, Karagumruk, raporton Fabrizio Romano.

Sezonin e kaluar, Karagumruk e përfundoi në pozitën e tetë. Kjo lëvizje është befasi për Pirlon, i cili një vit më herët menaxhoi një prej ekipeve më të mira evropiane.

Të ngjashme