Në përfundim të takimit me Lazion ku Juventus shënoi fitore me rezultat 3:1, trajneri Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur, por mbi të gjitha është ndalur te takimi me Porton që e zhvillon në mesjavë.
“Më pëlqeu mentaliteti me të cilin përballuam këtë sfidë, por tani duhet të çlodhemi dhe të mendojmë për Porton, pasi ajo është një ndeshje ku gabimet janë të ndaluara”, deklaroi tekniku bardhezi.
Juve e humbi ndeshjen e parë ndaj Portos me rezultat 2:1 dhe në Torino e pret shumë punë për ta përmbysur rezultatin. /Demokracia.com