Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes te Juventusi.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi portugez mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në fund të këtij edicioni, shkruan Demokracia.com.
Krejt kjo vjen pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve prej Portos.
Madje, është duke u raportuar se “CR7” mund t’i bashkohet Real Madridit.
Në lidhje me këtë është deklaruar edhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.
Pirlo ka deklaruar se Ronaldo është i zhgënjyer me eliminimin, por që thotë se spekulimet për të janë normale.
“Ronaldo është mirë, është normale që ai është i zhgënjyer me eliminimin, si të tjerët. Por, ai ka stërvitur dhe do të luajë nesër”, ka thënë Pirlo.
“Është e qartë se ka spekulime pas eliminimit, pasi ai është futbollisti më i rëndësishëm në botë bashkë me Messin”, shtoi ai. /Demokracia.com