Sport
Pirati, nofka e re e Vedat Muriqit te Mallorca
Demokracia
15:17 | 20 Prill 2022

Share:

Falë formës së mirë që po kalon sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi te Mallorca, ka bërë që këta të fundit t’i japin atij një nofkë të padëgjuar më parë për futbollistin prizrenas.

Pirati, është nofka më e re e Vedat Muriqit nga klubi spanjoll që nga transferimi i tij në afatin kalimtar të janarit, shkruan Demokracia.com.

Vedat Muriqi është lojtari më në formë i Mallorcës në vitin 2022, duke kontribuuar me gola dhe asist, kontribut të cilin duket se po ia sheh hajrin edhe vetë skuadra e cila po lufton për t’i ikur rënies nga La Liga.

Muriqi ka realizuar katër gola dhe një asistim në vetëm 12 paraqitje me fanellën e Mallorcës në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër i skuadrës.

Sulmuesi 27-vjeçar realizoi golin e dytë i cili ishte vendimtar në fitoren 2:1 të Mallorcës ndaj Alavesit të martën në mbrëmje. Goli i reprezentuesit kosovar i siguroi një tjetër trepikësh shumë me vlerë duke e larguar përkohësisht nga “zona e kuqe” në La Liga.

Mallorca në përshkrimet e golave të Muriqit e ka quajtur atë si “pirat”. Madje edhe mediat në Spanjë në një artikull e kanë quajtur Muriqin si “Pirati që po synon shpëtimin e Mallorcës”, shkruan Demokracia.com.

“Pirati e dërgon në rrjetë” – thuhet në postimin e Mallorcës në postimin e golit të dytë të Mallorcës ndaj Deportivo Alavesit.

Klubi elitar spanjoll në ditën e sotme, një ditë pas triumfit të mbrëmshëm shpërndau fotografinë ku shihen dy sulmuesit e Mallorcës, Abdon Prats dhe Vedat Muriqi.

Mallorca në po të njëjtin postim vazhdoi t’i referohej Muriqit si pirat.


Skuadra ishullore renditet në pozitën e 16-të me 32 pikë, dy më pak se Granada që është në vendin e 18-të.

Ndryshe, Vedat Muriqi u transferua te Mallorca në formë huazimi nga Lazio deri në fund të edicionit me të drejt të blerjes së kartonit të tij./Demokracia.com/

Të ngjashme