Deri në momentin që nuk do t’i kenë varur këpucët në gozhdë, debati do të jetë gjithmonë i njëjtë: është më i fortë Messi apo Cristiano Ronaldo?
Një përgjigje që është dhënë nga Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelona-s, i cili ka shpjeguar diferencën mes ish-shokut të skuadrës dhe portugezit.
“Mendoj se të dy janë fantastike. Po flasim për dy mes më të mirëve të histories së këtij sporti”, ka shpjeguar Pique.
“Kam thënë gjithmonë se Messi ka një talent që askush tjetër nuk e ka. Shpejtësia në kontrollin e topit është e pabesueshme. Është e pamundur të ndalet, nuk kam parë asnjë tjetër si ai”.
Për Ronaldo-n:
“Është ndryshe: i gjatë, i fortë, i kompletuar. Mund të bëjë çdo gjë. Mund të shënojë në çdo mënyrë, me të vërtetë. Por, për mua, Cristiano Ronaldo është më i miri mes njerëzorëve, dhe Messi…. thjesht nuk është njerëzor”. /Demokracia.com