Lajme
PIPOS e nxjerrë fitues LVV-në
Demokracia
19:06 | 14 Shkurt 2021

Share:

Në bazë të exit-poll-it të PIPOS në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës do të ketë këtë përbërje: LVV-ja do të ketë deputetë 52, 20 do të jenë të PDK-së, komunitetet jo shqiptare do t’i kenë 20 ulëse, dhe 19 deputetë do t’i ketë LDK-ja. AAK-ja do të ketë 9 deputetë, ndërkaq Nisma nuk e kalon pragun.

Këto rezultate janë llogaritur në bazë të pyetjeve që u janë bërë qytetarëve në vendvotime.

Këtu nuk llogariten votat me kusht e as ato nga diaspora. Këto mund të ndryshojnë rezultatin final të zgjedhjeve e me këtë edhe numrin e ulëseve në Kuvend.

Të përkthyera në përqindje i bie që LVV-ja ka marrë 41.8 për qind, komunitetet  jo shqiptare 16.7 për qind,  PDK-ja 16.5 për qind, LDK-ja 15.2 për qind, AAK-ja 7.2 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.6 për qind. /Demokracia.com/

Të ngjashme