Sport
Pioli lavde për futbollistin shqiptar: Është lider i ekipit
Demokracia
17:25 | 11 Mars 2022

Share:

Milani luan një ndeshje të vështirë të shtunën në “San Siro” përballë Empolit.

Në kuadër të kësaj sfide ka folur në një konferencë për shtyp trajneri Stefano Pioli, i cili ka dhënë një mendim për Nedim Bajramin.

“Ata janë një skuadër shumë teknike dhe luajnë me dinamizëm. Nuk është e lehtë të luash ndaj një mesfushe që ka dy liderë. Skuadra jonë e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe është e përqendruar. Mendoj që jemi përgatitur mirë në kuadër të kësaj sfide. Bajrami? Kjo është një skuadër e paparashikueshme që i pëlqejnë inkursionet e mesfushorëve dhe kualitetet individuale janë. Duhet të përgëzoj trajnerin Andreacoli për punën e bërë”. /Demokracia.com

Të ngjashme