Sport
Pioli i zhgënjyer me barazimin e Milanit: Gabuam shumë
Demokracia
16:36 | 03 Prill 2021

Share:

Pas barazimit të Milanit ndaj Sampdorias me rezultatin 1-1 në “San Siro”, Stefano Pioli eshtë prononcuar në mikrofonat e “Milan TV” i zhgënjyer pas kësaj paraqitjeje:

Çfarë nuk funksionoi – “Milani e komplikoi këtë ndeshje sepse nuk e priti si duhet këtë sfidë. Kur në nivelin mental nuk arrin të hysh menjëherë në fushën e blertë, më pas vështirësitë rriten.”

Mos përqendrimi – “Sot ishim të pa përqendruar në lojë, e njëjta si me Mançester Junajtid kur luajtëm në shtëpi, ku nuk ishim të përqendruar dhe e paguam shumë shtrenjtë sepse nuk fituam.”

Shpjegimi i shkëlqimit të pakët në zonë – “Kemi qenë pak preciz në portën kundërshtare dhe Sampdoria u rreshtua shumë mirë.” /Demokracia.com

Të ngjashme