Kuriozitete
Pilotja me prejardhje shqiptare| Cili ishte roli i Faruza Kallabës gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë?
Demokracia
12:40 | 24 Mars 2022

Share:

Faruza Kallaba është pilotja me prejardhje shqiptare që mori pjesë në intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s, deri sa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Faruza Kallaba është shqiptaro-amerikania e parë që për 78 ditë intervenim pati një rol tejet të rëndësishëm në këtë mision.

Ajo kishte deklaruar se nuk i kujtohet koha sa ka qëndruar në ajër.

“Nuk më kujtohet saktësisht sa orë kam kaluar në ajër. Por, janë rreth 4000 orë. Unë kam udhëtuar përreth botës, shumë shpesh. Duket se kam udhëtuar më shumë se sa që kam qenë në shtëpi.  Më pëlqen thesari i gjithë asaj që kam parë. Por, që ta përfundoj karrierën me çlirimin e Kosovës kjo ishte përtej dëshirave të realitetit”, kishte thënë ajo, përcjell Demokracia.com.

Biografia e saj:

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, me 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Ajo dhe familja e saj ishin shpërngulur nga Arabia në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jetojnë sot.

Faruza Kallaba është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.

Me aeroplanin e saj bambardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë.

Kjo është Faruza Kallaba, shqiptaro-amerikanja e parë që për 78 ditë intervenim pati një rol shumë të rëndësishëm.

Ajo krenohet për këtë mision të vështirë që kishte. Sipas saj, në atë mënyrë ajo po ndihmonte atdheun e babait të saj.

Çfarë  kuptimi ka emri Faruza, sepse duket emër shumë i veçantë?

Faruza shqiptohet ndryshe si ‘Fairuz’. Është emri i një guri të kaltër në të gjelbër, i quajtur ‘turquoise’ në gjuhën arabe.

Ajo kishte thënë se kur kishin shkuar në SHBA u ndryshua shqiptimi  emrit dhe kjo ishte më e lehtë për të.

Shqiptaro-amerikania, Faruza Kallaba, krenohet që kishte kryer këtë mision të vështirë, sepse, sikurse thotë ajo, po ndihmonte dhe mbronte atdheun dhe popullin e babait të saj.

“Ky operacion ishte shumë domethënës, sepse ishte për vendin e babait tim! Isha krenare që kisha mundësinë për të qenë pjesë e këtij veprimi. Ishte një vendim i lehtë për tu marrë ”, ka thënë ajo.

Ajo vite më parë kishte vizituar Kosovën, derisa kishte treguar për njerëzit që tani i sheh të lumtur e duke përparuar.

“Unë jam krenare për të gjithë atje. Asgjë nuk mund t’i mbajë ata poshtë. Ata janë të fortë dhe inteligjentë. Jam e ngazëllyer që kam qenë pjesë e çlirimit. Por, populli është heroi i vërtetë”./Demokracia.com/

 

 

 

 

Të ngjashme