Lajme
Piloti vjedh avionin dhe kërcënon me përplasjen e tij në SHBA
Demokracia
17:08 | 03 Shtator 2022

Share:

Policia e qytetit Tupelo në shtetin amerikan të Mississippi njoftoi se rreth orës 05:00 me orën lokale (13:00 CET) ka marrë një telefonatë nga qytetarët se një aeroplan i tipit “King Air” po fluturonte në mënyrë të pakontrolluar mbi qytet.

“Piloti kontaktoi shërbimet e urgjencës dhe kërcënoi se do të përplasej qëllimisht në supermarketin Walmart në West Maine. Policia kontaktoi menjëherë “Walmart” për të evakuuar të gjithë nga dyqani dhe për të larguar njerëzit sa më larg nga vendi. Gjithashtu, policia ishte në gjendje të fliste drejtpërdrejt me pilotin”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Policisë Tupelo.

Luten qytetarët që të largohen nga zona përreth Walmartit deri në zbardhjen e situatës dhe të njoftojë policia se rreziku ka marrë fund.

“Duke marrë parasysh lëvizshmërinë e një avioni të atij lloji, zona e rrezikut është shumë më e madhe se vetë qyteti i Tupelo”, thuhet në deklaratë.

Pamjet e aeroplanit që qarkullon mbi qytet mund të shihen në rrjetet sociale.

https://twitter.com/BNNIN/status/1566069390780481536

Të ngjashme