Lajme
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Demokracia
16:08 | 25 Prill 2024

Share:

Piloti ukrainas i aeroplanit luftarak MiG-29 ka arritur të rrëzojë një dron spiun rus dikur në jug të vendit.

Videoja e filmuar nga toka, shfaq momentin kur piloti lanson raketën ajër-ajër R-27 dhe godet objektivin.

Raketa godet direkt dronin, derisa piloti devijon dhe largohet me shpejtësi nga frika se mund të goditet nga sistemi i mbrojtjes ajrore ruse.

Pamjet janë filmuar edhe nga kabinat e pilotëve ukrainas, që shihen nëpër aeroplanët MiG-29 që fluturojnë në jug të vendit.

Në anën tjetër, ukrainasit pritet të intensifikojnë sulmet mbi pozicionet e ushtrisë pushtuese ruse, tani që është miratuar paketa ushtarake amerikane prej 61 miliardë dollarësh.

Në këtë paketë janë paraparë edhe raketa me rreze të gjatë veprimi, për të cilat ukrainasit thuhet se i kanë përdorur për herë të parë këto dhe që u ishin dhënë disa në fshehtësi në shkurt.

Të ngjashme