Landon Lucas vuri re një boshllëk të trafik mbi një urë në Jersey Shore dhe ia doli të ulë me sukses aty avionin që drejtonte.
Kur avioni i tij filloi të kishte probleme me motorin, një pilot adoleshent mori situatën nën kontroll dhe zbarkoi në mënyrë të sigurt.
Landon Lucas, 18 vjeç, po fluturonte me një aeroplan të vogël të hënën kur kuptoi problemet me motorin, ndërsa fluturonte në qiellin mbi Atlantic City.
“Piloti u ul me sukses pa asnjë dëmtim të avionit dhe pa dëmtime të ndonjë automjeti”, tha zëdhënësi i Ocean City Doug Bergen në një deklaratë. Grupi i punës, mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për të hequr krahët e avionit, që më vonë ta zhvendosnin nga rruga.