Lajme
Picula takon Escobar-in: Mund të presim rezultate nëse kemi qëndrim të vendosur ndaj atyre që kërcënojnë paqen
Demokracia
10:06 | 24 Tetor 2023

Share:

Përkeqësimi i situatës në Ballkanin Perëndimor ka qenë temë diskutimi në mes të raportuesit të Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, dhe të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën X, eurodeputeti kroat Picula, që vjen nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE, tha se me Escobar-in ka biseduar për qëndrim të vendosur ndaj atyre që kërcënojnë paqen.

“Ne folëm për përkeqësimin e kushteve në Evropën Juglindore. Theksova se ne mund të presim rezultate kur veprojmë së bashku në mbrojtje të vlerave demokratike, me një qëndrim të vendosur ndaj atyre që kërcënojnë paqen”, shkroi.

Të ngjashme