Kuriozitete
Pica me kokainë?! Arrestohet pronari i restorantit
Demokracia
15:47 | 01 Shtator 2021

Share:

Pica me kokainë në vend të kripës. Ky ishte plani i një pronari të një picerie në Giussano në provincën e Monzës, për të bërë të mundur shpërndarjen e drogës. 38-vjeçari mbante doza kokaine në vend të kripës në restorantin e tij, të cilën ua dërgonte klientëve së bashku me picën.

Policët ranë në gjurmët kur ndaluan një klient të tij për kontroll, i cili sapo kishte dalë nga piceria me një qese të bardhë.

Brenda biznesit, policia gjeti 50 doza kokainë të cilat ishin fshehur nëpër kavanoza. Për klientët, prodhuesi i picave kishte aktivizuar linjën dhe kodin për porositë “speciale”.

Të ngjashme
Kuriozitete • 21 Prill 2025