Arte
Pianisti Kostandin Tashko vlerësohet me çmimin e rëndësishëm në Itali
Demokracia
13:26 | 01 Shtator 2021

Share:

Pianisti shqiptar Kostandin Tashko ka fituar vendin e 2-të në Konkursin Ndërkombëtar të Pianistëve “Palma D’oro” – Finale Ligure dhe ka fituar çmimin Recital si dhe të Publikut në qytetin e Donzdorf, pasi performoi koncertin “Mozart K415”.

“Një javë intensive dhe e bukur me gjithsej 5 raunde (4 raunde në 5 ditë)”, – shkruan Tashko në rrjetet sociale.

Kostandin Tashko jeton dhe ushtron profesionin e tij në Trieste, Itali. Ai ka përfunduar studimet master në Konservatorin e Muzikës “Giuseppe Tartini” dhe është vlerësuar nga shumë juri kombëtare dhe ndërkombëtare për talentin e tij.

Ai ka interpertuar në disa nga vendet dhe festivalet më të rëndësishme dhe fitues i shumë konkurseve kombëtare e ndërkombëtare dhe autor i dy CD-ve solo./dsh

Të ngjashme