Lajme
Pfizer shpërndan dyfish më shumë vaksina, Evropa e pakënaqur
Demokracia
19:10 | 21 Janar 2021

Share:

Këtë javë, kompania Pfizer po shpërndan dy herë më shumë vaksinë kundër COVID-19 te disa anëtarë të BE-së siç është rënë dakord, andaj pakënaqësia në Bashkimin Evropian po rritet.

Rumania kështu do të marrë 50 për qind të sasive të planifikuara këtë javë dhe dërgesat do të rriten gradualisht, në mënyrë që Bukureshti të marrë sasitë e rëna dakord vetëm në fund të marsit, tha zëvendës ministri i Shëndetësisë Andrej Bacchi për Reuters, transmeton KosovaPress.

Situata është e ngjashme në Poloni, e cila mori 176.000 doza të hënën, ose 50 për qind më pak se sa pritej.

Qeveria e Çekisë po ngadalëson gjithashtu fushatën e vaksinimit për shkak të problemeve të prokurimit.

“Ne duhet të presim që do të ketë një ulje të numrit të vaksinave në tri javët e ardhshme,” u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë Jan Blatni.

Dorëzimi i vaksinës Pfizer do të jetë më i ulët me 15 për qind këtë javë, dhe me 30 për qind javën e ardhshme.

Pfizer ka bërë të ditur se Bullgarisë dhe Polonisë se do t’iu kompensojë dozat e humbura.

Sidoqoftë, Instituti i Serumit danez njoftoi se 50 për qind më pak doza këtë javë do të çojë në një ulje prej 10 për qind në tremujorin e parë.

Zyrtarët në këto vende thonë se ulja e furnizimeve minon përpjekjet e tyre për të zbatuar vaksinimin masiv.

Italia kërcënoi të padisë Pfizer të mërkurën. Hungaria sot lëshoi një aprovim paraprak për përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit AstraZeneca dhe Sputnik V të Rusisë, dhe Budapesti po i kërkon Brukselit të ndikojë në respektimin e Pfizer mbi planin e dorëzimit.

“Ne do të jemi të kënaqur nëse Komisioni Evropian do të ndërmarrë hapa për të siguruar që Pfizer dhe prodhuesit e tjerë të ndryshojnë sasinë e dërgesave sa më shpejt të jetë e mundur,” tha kreu i Zyrës së Kryeministrit, Gergely Gulyas.

Kanadaja dhe Zvicra gjithashtu kanë një problem për shkak të shpërndarjes së zvogëluar të vaksinave Pfizer./Demokracia

Të ngjashme