Lajme
Pezullohet greva, autobusët nisin qarkullimin
Demokracia
12:37 | 22 Mars 2021

Share:

Shoqatat e Transportit rrugor të udhëtarëve, ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët për shkak të motit të ftohtë.

Shoqatat e Transportit rrugor të udhëtarëve, ka pezulluar përkohësisht sot marshin-protestues me autobusë, në shenjë solidarizimi me qytetarët për shkak të motit të ftohtë, raportoi KP.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi se pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre, por siç tha ai ky vendim ka ardhur për shkak të motit të ligë.

Kujtojmë se nga 16 marsi Shoqatat e Transportit rrugor të udhëtarëve është në grevë për shkak të mos përmbushjes së kërkesave nga qeveria në detyrë.

Ndërsa, me 19 mars kjo shoqatë kanë parakaluar  nga “Veterniku” nëpër kryeqytet deri tek Qeveria e Kosovës, në formë të protestës për mos subvencionimin e këtyre transportuesve nga Qeveria.

Të ngjashme