Lajme
Petrit Selimi ‘sulmon’ pushtetin dhe mediat e Serbisë
Demokracia
21:15 | 08 Shkurt 2021

Share:

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka ‘sulmuar’ pushtetin serb që po i përdor mediat për të krijuar propagandë.

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka vërejtur se “paralajmërimet” e mediave në Serbi, të kontrolluara fuqishëm nga pushteti i atjeshëm, se “institucionet e thella shtetërore të SHBA-së” po përgatisin “plane diabolike” për të vrarë Aleksandër Vuçiqin, president i Serbisë, janë të së njëjtës vijë me “planet” e tilla që shteti i Serbisë dhe mediat e tij, kanë zbuluar për shqiptarët, për boshnjakët, për malazezët, e për shumë të tjerë, përcjell Demokracia.com.

Në një tweet të postuar të hënën pasdite, shefi i “Millenium Foundation Kosova” opinion e tij e ka mbështetur edhe me ballinat e mediave të Serbisë në të cilat paralajmërohen “plane” të tilla.

Ish-zëvendësministri i Jashtëm ka vërejtur se për vite tëra këto janë zbulime “të preferuara” në mediat e Serbisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme