Lajme
Petrit Selimi: Kosova duhet të dërgojë kërkesë në Kiev për hapjen e një zyre përfaqësuese në Ukrainë
Demokracia
22:50 | 19 Prill 2022

Share:

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë kërkesë zyrtare në Kiev që të hapin një zyrë përfaqësuese diplomatike në Ukrainë.

Selimi përmes një cicërime në Twitter tha se mund ta përdorin modelin e zyrës së Kosovës në Greqi, ku edhe pse nuk na njohin zyrtarisht, marrëdhëniet dy palëshe diplomatike janë të shkëlqyera.

“Kosova duhet të dërgojë kërkesë zyrtare në Kiev për të hapur një zyrë përfaqësuese diplomatike në #Ukrainë . Mund të përdorim të njëjtin model të zyrës sonë në Greqi. Është një vend që nuk na njeh zyrtarisht, por ne kemi marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera diplomatike”, tha Selimi.

Të ngjashme